Përfaqësues të biznesit dhe ekspertë të ekonomisë vlerësojnë se prokurorët e gjyqtarët kanë nevojë për më shum" />

Krimet financiare, sfidë për prokurorët e gjyqtarët

Përfaqësues të komunitetit të biznesit dhe ekspertë për çështje ekonomike në Prishtinë, vlerësojnë se gjyqtarët dhe prokurorët, të cilët merren me konteste ekonomike, kanë nevojë për avancim të njohurive profesionale.

Krimet financiare, sfidë për prokurorët e gjyqtarët

Përfaqësues të biznesit dhe ekspertë të ekonomisë vlerësojnë se prokurorët e gjyqtarët kanë nevojë për më shumë njohuri për fushat specifike të ekonomisë, siç janë transferet, krimet financiare, kontabiliteti, në mënyrë që rastet të trajtohen si duhen.

Safet Gërxhaliu, kryetar në Odën Ekonomike të Kosovës, për Radion Evropa e Lirë, thotë se ky asociacion ekonomik ka kërkuar që gjyqtarët dhe prokurorët që merren me probleme ekonomike, duhet të kenë më tepër njohuri si në terminologji, ashtu edhe për problemet tjera ekonomike.

“Me vetë faktin se aktualisht janë duke u zgjidhur lëndët e vitit 2007- 2008, kurse jemi në fillim të vitit 2016, po shihet sa larg dhe sa afër jemi realizimit të të qenët shtet ku sundon rendi dhe ligji”.

“Në këtë drejtim, e kemi parë të arsyeshme që të kërkojmë ndihmë që arbitrazhi në Odën Ekonomike të Kosovës, të jetë sa më i fuqishëm, pasi kemi raste, të cilat do të zgjidhen, sepse vendimet e arbitrazhit duhet të jenë drejtpërdrejt të pranuara në Gjykatën ekonomike”, thotë Gërxhaliu.

Por, drejtori ekzekutiv i Institutit për Studime të Avancuara (GAP), Agron Demi, thotë se shumë raste gjyqësore kanë pasur epilog në favor të të pandehurve për shkak të mungesës së përgatitjes së prokurorëve e gjyqtarëve.

“Janë shumë gjëra të komplikuara, për të cilat prokurorët dhe gjyqtarët nuk janë të specializuar që t’i trajtojnë. Për shembull, fusha më e komplikuar që është paraqitur te gjyqtarët dhe prokurorët, të cilët nuk kanë arritur dhe në shumicën e rasteve të gjykimit kanë shkuar në favor të të pandehurve, kanë qenë ato kur ata nuk i kanë njohur, si bastet ‘online’ apo transferet e mëdha financiare, për të cilat kërkohet një ekspertizë, e të cilën gjykatat dhe prokurorët nuk e kanë”, thotë Demi për Radion Evropa e Lirë.