Arrestohen adoleshentët 12 dhe 14 vjeçar për dhunimin e një 18-vjeçareje

Arrestohen adoleshentët 12 dhe 14 vjeçar për dhunimin e një 18-vjeçareje

Dyshimet për dhunim të një vajze 18-vjeçareje nga pesë adoleshentë të moshës 12 deri 14 vjeçare në Mülheim e ka shokuar Gjermaninë dhe ka nxitur debat për moshën prej të cilës personat duhet të kenë përgjegjësi kriminale.

Pesë djem, tre 14-vjeçarë dhe dy 12-vjeçarë, u arrestuan nga policia javën e kaluar në lidhje me një krim të rëndë seksual.

Një vajzë 18-vjeçare është trajtuar në spital pasi policia tha se ishte cak i një dhune ekstreme. Sidoqoftë, raportohet se vajza tashmë është liruar nga spitali.

Të hënën, prokurorët në rajonin Ruhr njoftuan se e kanë paraburgosur një të dyshuar 14-vjeçar për shkak të shkallës së rëndë të krimit dhe dy rasteve të tjera për sulm seksual.

Pesë djemtë janë suspenduar nga shkolla deri në fillimin e pushimeve verore më 15 korrik.

Të mërkurën në mëngjes, mediet gjermane raportuar se policia është duke e hetuar edhe një rast tjetër të sulmit seksual nga persona të mitur. Në këtë rast, dyshohet se një vajzë 15-vjeçare është rrethuar nga pesë djem të moshës 11 deri 17-vjeçare, të cilët e kanë ngacmuar dhe e kanë prekur në vende intime.

Sipas ligjit gjerman, fëmijët nën moshën 14-vjeçare nuk mund të ngarkohen me përgjegjësi kriminale. Në vend të tyre, përgjegjësinë e marrin kujdestarët ligjorë ose zyra lokale për mirëqenien e të rinjve, shkruan./express