Britania e Madhe pritet të goditet nga stuhitë dhe vërshimet e mëdha. Kjo pritet të ndodh gjatë 24 orëve të ardhshme.
Meteorologët kanë paralajmëruar për tollovi në trafik dhe rrezik për jetën e qytetarëve.
Rreth pesë centimetra shi besohet se do të bie brenda tri orësh të enjten në pjesën veriore të Anglisë dhe në Skoci, ndonëse këto ditë ka mbretëruar mot i ngrohtë dhe me diell.
Sipas një njoftimi të publikuar nga Zyra e Meteorologjisë, vërshimet mund t’i prekin edhe shtëpitë dhe bizneset e ndryshme dhe se niveli i ujit mund të rritet deri në atë masë, sa të shkaktojë rrezik për jetën e banorëve.
Pritet që qytetet që do të goditen më së shumti nga stuhia dhe vërshimet janë Mançesteri, Sheffieldi dhe disa qytete të Skocisë. Pritet që reshjet e shiut në këtë pjesë të fillojnë në mesditën e së enjtes dhe të vazhdojnë deri në orën 9 të mbrëmjes.
Stuhitë mund të shfaqen edhe në jug, por pritet që niveli i reshjeve të shiut të jetë më i vogël, shkruan “Daily Mail”.