Udhëtoi me pishinë mbi makinë me fëmijët sipër saj, arrestohet nëna

Udhëtoi me pishinë mbi makinë me fëmijët sipër saj, arrestohet nëna

Një nënë në Illinois u arrestua dhe u akuzua për rrezikimin e fëmijëve pasi lejoi vajzat të qëndronin në një pishinë të vendosur sipër makinës së saj.

Jennifer Jeanus Yeager kishte shkuar tek shtëpia e një miku të saj për të fryrë pishinën.

Dhe më pas 49-vjeçarja, ndërsa po kthehej në shtëpi, vendosi sipër makinës pishinën dhe fëmijët e saj e nisi të ecte nëpër lagje.

Dikush pa fëmijët lart në makinë dhe telefonoi policinë, që ndaluan automjetin dhe arrestuan nënën.

Yeager u akuzua me dy akuza, për rrezikimin e shëndetit ose jetës së një fëmije dhe për sjellje të pakujdesshme.