Në njërin nga Disneyland në Kaliforni, një grup prindërish dhanë një shfaqje të shëmtuar duke u përlarë dhunshëm me njëri-tjetrin, burra e gra bashkë.
Nuk dihet se për çfarë nisi sherri e se çka përfaqësonin sherrxhinjtë, por në disa minuta parku morri trajtën e një ringu, për meshkuj e femra.