Gjatë ditës së djeshme në Preston të Anglisë është rrahur brutalisht një adoleshent, vetëm për faktin që i takon komunitetit LGBTI.
Ai ka publikuar një fotografi të fytyrës së tij dhe plagëve që ka marrë nga rrahja brutale, duke u shprehur: “Unë kurrë nuk e kisha menduar se do të rrahëm veç pse jam gay. Çfarë po ndodhë me këtë botë?
Mes tjerash ai ka thënë se duhet të kuptoni se të qenit gay nuk është zgjedhje, dhe nuk mund të ndryshohet ai fakt.
“Më vjen keq që nuk mund ta kuptoni këtë gjë, por nuk është e nevojshme të sulmohet dikush veç pse është gay. Nuk më besohet se ndodhin sulme homofobike”, ka shkruar ai.
Ai u bën apel pjesëtarëve të komunitetit LGBTI se duhet të qëndrojnë të fortë dhe t’a duan vetën ashtu siç janë.
“Kjo nuk do të më ndaloj për të vazhduar të jem i mrekullueshëm, të jesh gay është në rregull”, përfundon ai shkrimin e tij.