Serbia në pritje të rritjes së tarifave të rrymës, vendi do të investojë rreth 3 miliardë euro më shumë në termocentrale

Serbia në pritje të rritjes së tarifave të rrymës, vendi do të investojë rreth 3 miliardë euro më shumë në termocentrale

Mungesa e rrymës në të adhmën, rritja e konsumit të energjisë elektrike dhe zëvendësimi i termocentraleve të vjetra me të reja me qëllim të aplikimit të standardeve Evropiane, ka ndikuar në rritjen e investimeve në sektorin e energjisë në Serbi që domosdoshmërisht do të ndikojë edhe në rritjen e cmimit të energjisë elektrike në vend, raporton Balkan Green Energy News.

Ndërmarrja shtetërore elektro-energjetike e Serbise – Elektroprivreda Srbije (EPS), duhet të përshpejtojë aktivitetet e prodhimit të rrymës në pajtim me standardet e mbrojtjes së mjedisit, që nënkupton termocentrale të reja, projekte të energjisë së ripërtrishme dhe zvogëlimin e humbjeve, dhe kjo do të ndikojë në rritje të madhe të cmimit të energjisë elektrike në këtë vend, raporton Balkan Green Energy Neës.

Kjo rritje e cmimeve mund të ndikojë edhe në cmimet e rrymës në Kosovë, duke qenë se vendi ka importuar rreth gjysmë miliardi euro rrymë vetëm dekadën e fundit dhe e njejta prinë në listën e produkteve të importuara nga Serbia në Kosovë.

Duke qenë ndër ndotësit më të mëdhenj në Evropë, EPS-së në Serbi i duhet të dekomisonojë disa termocentrale me afate të skaduara dhe të ndërtojë disa të reja, me qëllim të sigurimit të kapaciteteve të mjaftueshme të energjisë për të ardhmën.

Si rrjedhojë, cdo vit Serbisë i duhet të investojë rreth 200 milion euro më shumë në sektorin e saj të energjisë elektrike dhe rreth 600 milion euro në vit, 3 miliardë nga të cilat do të përdoren për ndërtimin e termocentraleve të reja nga qymyri deri në vitin 2025.

EPS është ndotësi më i madh në Serbi dhe ndër ndotësit më të mëdhenj në Evropë, thekson Këshilli Fiskal i Serbisë. Termocentralet në pronësi të EPS janë ndër termocentralet më ndotëse me thëngjill në Evropë, andaj Serbisë i duhet të investojë të zëvendësojë të vjetrat me të reja, për të plotësuar rregulloret kombëtare dhe ato të BE-së në lidhje me mbrojtjen e mjedisit, thekson Këshilli Fiskal i Serbisë.

Në nivel kombëtar, Serbia ka të planifikuara termocentrale thëngjilli me kapacitet prej 2500 megavat në strategjinë e saj energjetike. Në Ballkanin Perëndimor, ajo pasohet nga Bosna dhe Hercegovina me 2450 megavat të planifikuara.

Media ndërkombëtare raportojnë se përmes termocentraleve të reja të financuara nga Kina dhe Rusia, Serbia mëton të marrë pozitën e liderit energjetik në Ballkan.

Vetëm pak kohë pasi kishte paralajmëruar përfundimin e ndërtimit të termocentralit Kostolac B3 me kapacitet prej 350 megavatësh, Serbia ka paralajmëruar një termocentral tjetër me kapacitet prej 300 megavatësh, të cilin do ta ndërtojë me fonde shtetërore të Kinës.