Haradinaj takon Ramiz Kelmendin, e falënderon për fuqizimin e ekonomisë së vendit

Haradinaj takon Ramiz Kelmendin, e falënderon për fuqizimin e ekonomisë së vendit

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë hapa të mëdhenj në krijimin e një klime të favorshme në të bërit biznes dhe do vazhdojë të jetë krah i prodhuesve vendorë.

Haradinaj ka takuar deputetin e Kuvendit të Kosovës, Ramiz Kelmendi, një nga ndërmarrësit e suksesshëm.

Pas takimit, ai ka shkruar në Facebook, se Kelmendin si një nga tatimpaguesit më të mëdhenj në vend, e ka falënderuar për angazhimin në fuqizimin e ekonomisë sonë duke zgjeruar linjat e prodhimit që mundësojnë rritjen e të punësuarve./ Insajderi.com