Janë bërë 18 vite prej kur UBT ka nisur veprimtarinë në Kosovë, por sot institucioni ka bërë një kthesë në historinë e vet, por edhe në atë të arsimit privat në Kosovë, duke u bërë institucioni privat me më së shumti programe studimi dhe specializime të akredituara në vend.
Me vendimin e fundit të Këshillit Shtetëror të Cilësisë, UBT ka marrë akreditimin për 12 programe të reja studimi, në të cilat tashmë edhe zyrtarisht mund të aplikojnë të gjithë të interesuarit:
– Dizajn i Integruar (Bachelor), në Prizren
– Dizajn i Integruar (Bachelor), në Ferizaj
– Agrikultura dhe Inxhinieria e Mjedisit
– Shkencat dhe Teknologjia e Ushqimit (Master)
– Teknik i Anesteziologjisë
– Teknik i Radiologjisë
– Muzika Moderne, Prodhimi Digjital dhe Menaxhimi
– Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi (Bachelor), në Ferizaj
– Arti dhe Mediat Digjitale
– E Drejta Civile dhe Pronës (LLM)
– Farmaci (MPh)
– Stomatologji (Dr.Dent)
– Laborant i Biokimisë Mjekësore (Në pritje)
UBT në gati dy dekada ekzistencë ka diplomuar studentë në 15 programe të akredituara studimi të nivelit Bachelor dhe në 12 sosh të nivelit Master, por më e rëndësishmja është që diplomat e tyre janë njohur në cilindo vend të botës dhe u kanë hapur studentëve rrugë për zhvillim të mëtutjeshëm në karrierën profesionale dhe akademike.
Kjo është edhe arsyeja thelbësore e suksesit të studentëve aktualë dhe ish-studentëve të UBT-së në tregun vendor dhe ndërkombëtar të punës.
I gjithë ky sukses është i lidhur pazgjidhshëm me faktin që në UBT janë të angazhuar si staf akademik e administrativ 1000 profesionistë të të gjitha fushave dhe 450 marrëveshjet e bashkëpunimit me partnerë nga e mbarë bota.
Bashkë me UBT-në, për herë të parë në Kosovë kanë arritur praktikat më të mira të mësimit bashkëkohor, i cili është dëshmuar si i suksesshëm në universitetet më të mira botërore, përfshirë këtu sistemin elektronik për studentë, libraritë online, parku shkencor, inkubatorët virtualë, laboratorët më modernë dhe stafi ndërkombëtar, e më vonë edhe vendor.
Rritja e institucionit për nga numri i studentëve dhe zgjerimi nëpër qendra të ndryshme në qytetet më të mëdha të Kosovës, dëshmon që UBT, jo vetëm që është pionier i inovacioneve teknologjike, por vazhdon të mbetet institucioni më i përkushtuar dhe më serioz në vend në edukimin e gjeneratave të reja dhe për përgatitjen e tyre profesionale konform kërkesave aktuale të tregut të punës.
Ky sukses do të ndikojë më së shumti në të ardhmen e të rinjve kosovarë, prandaj një vendim i tillë është historik për UBT-në dhe Kosovën, sidomos në një kohë kur falë UBT-së, vendit tonë po i afrohen investitorë të huaj, të interesuar për studentët e përgatitur të Kosovës.