Beteja që zgjati 50 orë për t’i ndarë binjaket e ngjitura për koke

Beteja që zgjati 50 orë për t’i ndarë binjaket e ngjitura për koke

Binjaket Safa e Marwa, që kishin lindur të ngjitura për koke, i përballuan një operacioni që zgjati 50 orë por që rezultoi me një sukses.

Ekipi prej 100 vetash në spitalin Ormond Street në Londër, morën përsipër të ndanin binjaket që ishin të ngjitur për koke tash e dy vjet. Safa e Marwa kanë lindur në Arabinë Saudite, në janar të 2017-s.

Dy vjeçaret operacionin e parë e zhvilluan në tetor të vitit 2018 në Charsadda të Pakistanit, kur ishin vetëm 19 muajshe, por operacioni qe i rëndë dhe nuk arritën të ndaheshin, transmeton Koha.net.

Nëna e tyre, Zainab Bibi 34 vjeçare, që ka 7 fëmijë, thotë se ndihet shumë e lumtur që më në fund binjaket e saj e shohin njëra tjetrën.

2 vjeçaret ishin binjake që njihen si “kraniopagus”, që do të thotë se kokat e tyre janë një dhe enët e gjakut i kanë të përbashkëta.

Fillimisht, siç raporton The Guardian e CNN, mjekët nisën operacionin për t’i ndarë enët e gjakut, e më pas futën një pjesë plastike në kokat e tyre për të mbajtur larg trurin dhe enët e gjakut, transmeton Koha.net.

Ky operacion është paguar nga një biznesmen pakistanez, Murtaza Lakhani, i cili i kishte premtuar nënës së tyre që vajzat një ditë do të kenë jetë të pavarura.

Operacioni zgjati pak më shumë se 50 orë dhe përfshinte staf prej 100 vetash nga GOSH.