![Rrjeti Evropian satelitor i navigimit rikthehet në punë pas 6 ditësh ndërprerje](https://insajderi.com/wp-content/uploads/2019/07/galileosatel-730x410-730x440.jpg)
Sistemi i përbërë nga 22 satelitë që sillen në orbitë filloi të shfaqte probleme ditën e Premte. Ai përdoret gjerësisht në Evropë për të lokalizuar telefonët dhe automjetet e njerëzve.
Galileo, sistemi satelitor Evropian i navigimit, një rival i American GPS, është rikthyer në punë pas gjashtë ditësh ndërprerje lajmëroi agjencia e cila menaxhon sistemin.
“Përdoruesit komercialë mund të shohin shenja rikuperimi të Galileo edhe pse pritet të ketë keqfunksionime por të vogla,” tha Agjencia Evropiane e Sistemeve Satelitore të Navigimit.
Sistemi i përbërë nga 22 satelitë që sillen në orbitë filloi të shfaqte probleme ditën e Premte. Ai përdoret gjerësisht në Evropë për të lokalizuar telefonët dhe automjetet e njerëzve.
Vetëm funksioni i kërkim shpëtimit, i cili ndihmon ekuipazhet e anijeve ose alpinistët të dërgojnë sinjal distressi, nuk u ndikua.
Agjencia Evropiane tha se problemi erdhi nga një keqfunksionim i një pajisjeje në qendrat tokësore të cilët bëjnë parashikime të orbitës së satelitëve.
Që prej 2016-ës Galileo ka qenë në fazën pilot dhe pajisjet që përdorin sinjalin e tij mund të kalojnë edhe në American GPS ose Glonass, sistemi satelitor Rus i navigimit.
Vitin e ardhshëm Galileo pritet të hyjë në funksion duke u ofruar Evropianë një alternativë të sistemeve Amerikane dhe Ruse. /PCWorld Albanian