Ish përzgjedhësi i Kosovës në basketboll, Brad Greenberg është emëruar pjesë e shtabit teknik të Kanadës në basketboll për kampionatin botëror që do të mbahet në Kinë, shkruan Insporti.com.
Kombëtarja kanadeze ka emëruar katër asistent të cilët do të ndihmojnë përzgjedhësin, Nick Nurse, për këtë kampionat botëror dhe një ndër ta do të jetë edhe Greenberg.
Greenberg ishte emëruar përzgjedhës i Kosovës në vitin 2017 për ndeshjet parakualifikuese për botërorin “Kina 2019”, që zhvillohen në muajin gusht, më shumë në Insporti.com.