Numër rekord të vrasjeve në Meksikë, pësojnë 100 njerëz në ditë

Meksika ka shënuar numër rekord të vrasjeve në gjysmën e parë të vitit pasi numri i tyre u rritë për 5,3 për qind në raport me periudhën e njëjtë të vitit 2018, për shkak të dhunës në mes të karteleve dhe bandave në disa shtete federale.

Numër rekord të vrasjeve në Meksikë, pësojnë 100 njerëz në ditë

Në qershor janë shënuar 3.080 vrasje, gjë që është rritje prej 8 për qind në raport me qershorin e vitit 2018.

Meksika, vendi me afër 125 milionë banorë, tani ka rreth 100 vrasje në ditë.

Gjysma e parë e vitit 2019 me 17.608 vrasje ka vënë rekord prejse ka filluar të mbahet statistika në vitin 1997, duke tejkaluar madje edhe kulmin e luftës meksikane kundër drogës në vitin 2011. Zyrtarët kanë pretenduar se në gjysmën e parë të vitit 2018 janë vrarë 16.714 persona.

Konfliktet e kartelave të drogës rreth territoreve janë bërë të përgjakshme sidomos në shtetin Sonora, në të cilin numri i vrasjeve është rritur për 69 për qind. Nga ana tjetër, në shtetin Sinaloa, në vendlindjen e narkobosit të dënuar Joaquin Guzman  i quajtur El Chapo janë shënuar 23 për qind më pak vrasje në raport me vitin e kaluar./Insajderi.com.