Rouhani: Ne jemi roja e sigurisë në Gjirin Persik

Irani ka qenë dhe do të jetë roje e sigurisë dhe lundrimit të lirë në Gjirin Persik, Ngushticën e Ormuskut dhe Detin e Omanit, ka porositur presidenti i Iranit Hassan Rouhani.

Rouhani: Ne jemi roja e sigurisë në Gjirin Persik

Rouhani këtë ka deklaruar me rastin e konfiskimit të tankerit britanik nga ana e Gardës Revolucionare të Iranit.

Britania e Madhe ka kumtuar se dëshiron ta formojë një mision nën udhëheqjen evropiane për mbikëqyrje  dhe mbrojtje të anijeve në këtë rajon.

“Irani nuk dëshiron përshkallëzim të tensioneve në rajon me vendet tjera dhe kurrë nuk do të fillojë ndonjë luftë apo konflikt”, ka theksuar Rouhani, transmeton agjencia e lajmeve italiane ANSA.

Rouhani pas takimit me kryeministrin irakian Adil Abdul Mahdi ka bërë thirrje për dialog dhe bashkëpunim rajonal.

“Thellimi i bashkëpunimit në mes Teheranit dhe Bagdadit zyrtar me siguri kontribuon në stabilitet dhe siguri të rajonit”, ka pretenduar Rouhani.

Kryeministri i Irakut Abdul Mahdi ka përsëritur se vendi i tij nuk ka për qëllim të bëhet pjesë e çfarëdo lloji të sanksioneve kundër Iranit./Insajderi.com.