Ramadani kualifikohet në finale në EYOF Baku 2019

Ramadani kualifikohet në finale në EYOF Baku 2019

Muhamet Ramadani është kualifikuar në finale të garave të atletikës në disiplinën: hedhje e gjylës, në Festivalin Olimpik Evropian për të Rinj, Baku 2019.

Ramadani hodhi gjylën 5 kilogramë në largësi 18.51 metra, që i mjaftoi për t’u kualifikuar në finale.

Në grupin e vet ai zuri vendin e parë, ndërsa në të dyja grupet doli i treti.

Sipas trajnerit të tij, Xhavit Tahiri, qëllimi i sotëm ishte vetëm kualifikimi në finale, gjë që sipas tij, ky nuk është maksimumi i Muhametit.

Ramadani do të garojë të premten në finale, ku do ta synojë medaljen.