Vdes presidenti i Tunizisë Beji Caid Essebsi

Presidenti i Tunizisë Beji Caid Essebsi, lideri i parë i zgjedhur në mënyrë demokratike në këtë vend, ka vdekur sot në moshën 93 vjeçare, u kumtua nga kabineti i tij.

Vdes presidenti i Tunizisë Beji Caid Essebsi

Një zyrtar i Zyrës së presidentit ka thënë për AP se Essebsi ka vdekur sot në mëngjes në spitalin ushtarak në Tunizi ku ishte transportuar një natë më parë.

Kjo ishte hera e tretë që ishte dërguar në spitalin ushtarak në disa javët e kaluara.

Sipas Kushtetutës së Tunizisë, detyrën e shefit të shtetit e merr kryetari i parlamentit për 45 deri 90 ditë, derisa të organizohen zgjedhjet.

Essebsi në vitin 2014 u bë presidenti i parë i zgjedhur në mënyrë demokratike në Tunizi pas Pranverës Arabe. Kohë më parë ka publikuar se nuk do të kandidohet në zgjedhjet e nëntorit dhe se vendin duhet ta udhëheqë një person më i ri.

Ai gjatë qershorit dy herë ishte në spital. Në xhirimin të cilin e ka publikuar kabineti i tij, gjatë takimit me ministrin e mbrojtjes të hënën, shihej se presidenti ishte dukshëm i dobët./Insajderi.com.