Vret dy persona, arsyeja “pasioni”
Një grua me paruke të bardhë i ka vrarë ‘për qejf’ dy persona në një restorant në Mexico City.
Ajo i vrau Alon Azulayn dhe Benjamin Yeshurun Sutchin dhe tentoi të ikte, por Policia arriti ta arrestonte, raporton “BBC News”.
Ajo i tha Policisë se krimin e kishte kryer nga pasioni.
Policia ende po i vazhdon hetimet, nëse ishte në të vërtetë një “larje e hesapeve” midis bandave rivale kriminale.
Ndërsa Ulises Lara, zëdhënësja për prokurorët u tha gazetarëve se motivi i pasionit është hedhur poshtë.