Shembet klubi i natës, 2 të vdekur 17 të lënduar

Shembet klubi i natës, 2 të vdekur 17 të lënduar

Dy njerëz kanë vdekur dhe më shumë se 17 janë plagosur, pasi një ballkon i brendshëm u rrëzua në një klub nate në qytetin e Koresë së Jugut të Gwangju në orët e para të së shtunës, thotë shërbimi lokal i zjarrit.

Disa atletë nga World Swimming Championships pësuan lëndime.

Ata janë nga SHBA, Zelanda e Re, Holanda, Italia dhe Brazili.

Dy koreano-jugoro u dërguan në spital në një gjendje të rëndë për jetën dhe por më vonë ndërruan jetë.

Të vdekurit ishin të moshave 38 dhe 27 vjeç dhe nuk ishin konkurrentë në kampionat.

Ballkoni dhe shkallët brenda klubit të natës “Coyote Ugly” u shembën në rreth orës lokale 02:29 të së shtunës, ndërsa rreth 370 persona ishin brenda.