Po përgatiten protesta të reja masive në Rusi

Opozita ruse po paralajmëron protesta të reja para zgjedhjeve për Kuvendin e Moskës në shtator. Deri tani janë eliminuar 39 kandidatë të pavarur “për shkak të shkeljeve të procedurës”.

Po përgatiten protesta të reja masive në Rusi

Organizatorët e protestave të së shtunës në Moskë, kur janë arrestuar 1.373 persona, kanë paralajmëruar se më 3 gusht përsëri do të dalin nëpër rrugë në mënyrë që t’i detyrojnë autoritetet që t’iu lejojnë kandidatëve të pavarur të marrin pjesë në zgjedhjet për Kuvendin Komunal të Moskës, të cilat do të mbahen më 8 shtator.

Komisioni Qendror Zgjedhor i Rusisë ka kumtuar se ajo do t’i kontrollojë përse janë hequr nga lista kandidatët e pavarur të cilët i propozon opozita. Kjo do të thotë se do të kontrollohet origjinaliteti i nënshkrimeve të qytetarëve të cilët në procedurën e propozimit i kanë përkrahur personat e caktuar.

Komisioni zgjedhor nuk ka lejuar pjesëmarrje në zgjedhjet e Moskës për 57 kandidatë, prej të cilëve 39 janë kandidatë të pavarur. Arsyeja e heqjes nga lista të këtyre kandidatëve është “shkelja e rregullave të mbledhjes së nënshkrimeve të përkrahjes”./Insajderi.com.