Indonezia kthen kontejnerët me mbeturina prapa në Francë dhe Holandë

Indonezia i ka kthyer Francës dhe Holandës shtatë kontejnerë me mbeturina të importuar në mënyrë ilegale, ka deklaruar sot një zyrtarë lokal.

Indonezia kthen kontejnerët me mbeturina prapa në Francë dhe Holandë

Vendet e Azisë Juglindore gjithnjë e më shumë kthejnë mbeturina duke u përpjekur që të mos bëhen vend për shkarkimin e mbeturinave për vendet e pasuara.

Në kontejnerë gjenden mbeturinat shtëpiake dhe plastike, si dhe substancat e rrezikshme të cilat i shkelin rregullat e importit, kanë pretenduar nga doganat e ishujve Batam të cilët gjenden përballë Singaporit.

“Kontejnerët janë nisur të hënën dhe zyrtarët kanë qenë të pranishëm të sigurohen që ato kanë shkuar, ka thënë për France Press Susila Brata, zyrtar i doganave lokale.

Një zyrtar tjerët ka thënë se pesë kontejnerë tjerë janë dërguar në Hong Kong dhe dy në Francë.

Autoritetet e Indonezisë po presin leje t’i kthejnë edhe 42 kontejnerë mbeturina në SHBA, Australi dhe Gjermani./Insajderi.com.