Prince Caffe nga tani edhe në pikat e Shell

Prince Caffe nga tani edhe në pikat e Shell

Sot në ambientet e Devolli Corporation është bërë nënshkrimi i marrëveshjes së bashkëpunimit për furnizimin me produktet e Prince Caffe në mes përfaqësueseve të kësaj kompanie dhe kompanisë Britaniko-Holandeze Shell.

Royal Dutch Shell e njohur zakonisht si Shell me rreth 44,000 pika shitëse të derivateve të naftës në shumë shtete të ndryshme të botës, konsiderohet si njëra ndër kompanitë më të mëdha botërore.

Nga vitit 2018 ky brend i njohur ndërkombëtar është prezent edhe në Kosovë me rreth 70 pika shitëse.

Prince Caffe e cila prodhohet nga Devolli Corporation është brendi më i njohur Kosovar e cila eksportohet në më shumë se 20 vende të botës duke përfshirë edhe SHBA-të.

Produktet e Prince Caffe janë certifikuar nga institucionet më të larta ndërkombëtare për auditimin e cilësisë së produkteve ushqimore.

Pronari i Devolli Corporation Z. Shkelqim Devolli falënderojë zyrtarin e lartë nga Shell Z. Ëim Riegman për besimin dhe bashkëpunimin e ofruar.

Me nënshkrimin e kësaj marrëveshje nga tani produktet e Prince Caffe do të jenë prezent edhe në pikat e Shell./ Insajderi.com