Vendi ku Angela Merkel tash e 10 vjet i kalon pushimet

Vendi ku Angela Merkel tash e 10 vjet i kalon pushimet

Për të dhjetin vit radhazi, kancelarja gjermane Angela Merkel vazhdon të bëjë pushimet në Tirolin e Jugut në veri të Italisë.

Pas ndryshimeve në Ministrinë e Mbrojtjes dhe pas dridhjeve të saj në pritjet publike, kancelarja më në fund e ka fituar paqen e saj, duke marrë disa ditë pushimi.

Ajo dhe bashkëshorti, Joachim Sauer 70 vjeç, tani po kalojnë disa ditë në një hotel në Sulden në Tirolin Jugor. Pushime me panoramë malore.

Sulden do të thotë në italisht Solda dhe është një fshat me mbi 400 banorë në malet e Tirolit. Atje, legjenda e alpinizmit Reinhold Messner 74 vjeç ka krijuar një vend të rehatshëm dhe po rrit një tufë bagëtish. Merkel dhe Messner janë miq prej shumë vitesh.

Për Merkelin, ky fshat ndoshta rrezaton diçka idilike, ai e tërheq përsëri e përsëri atë. Kancelarja pëlqen të endet, Solda duket se është perfekte për këtë.