Britania, Gjermania dhe Franca i kanë kërkuar Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të realizojë një takim me dyer të mbyllura të enjten, për të diskutuar testimet e fundit të raketave të Koresë Veriore, kanë thënë diplomatët.
![Londra, Berlini dhe Parisi kërkojnë seancë të Këshillit të Sigurimit të KB për shkak të Koresë Veriore](https://insajderi.com/wp-content/uploads/2019/08/sb_620x0-730x440.jpg)
Koreja Veriore ka nisur dy raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi të mërkurën, ka thënë ushtria koreanojugore, vetëm disa ditë pasi Phenjani ka testuar dy raketa të ngjashme duke i bërë presion kështu Koresë Jugore dhe Shteteve të Bashkuara që të pezullojnë stërvitjet e ardhshme ushtarake, lajmëron Reuters.
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres beson që testimet e raketave janë “vetëm një tjetër rikujtim për rëndësinë e bisedimeve për denukelarizim të Gadishullit Korean”, ka thënë zëdhënësi i OKB-së për media, Stephane Dujarric.
Koreja Veriore kërkon heqjen e sanksioneve ndërkombëtare para fillimit të negociatave për denuklearizim, mirëpo një gjë e tillë është e papranueshme deri më tani për SHBA-në./Insajderi.com.