Rave Travel ju bien më afër se kurrë pran festivalit më të madh në Mal të Zi, Sea Dance ku do të përformojnë artistë të mëdhenj botërorë dhe lokal si David Guetta, Robin Schulz, Richie Hawtin e të tjerë.
Edicioni i gjashtë i festivalit do të mbahet ne Buljarica Beach në Budva duke filluar nga e premtja me 30 gusht deri të dielën me 1 shtatorë.
Më shumë se 100 artist ndërkombëtarë dhe rajonal Sea Dance do të përmbledhë zhanre të ndryshme të muzikës me artistë si David Guetta, Robin Schulz, Ofenbach, Disciples, Richie Hawtin, Sven Vath, Helena Hauff, Recondite, Jon Gaiser, Tijana T, Marko Nastić shumë të tjerë.
Biletat kushtojnë 44 €, por nuk mungojnë as ofertat turistike që kushtojnë 89 €. Ky festival është i radhë i këtij lloji në Ballkan.
Ky edicion i festivalit do të jetë shumë i veçanet, pasi që për herë të parë festivali do të zhvendoset në njërën nga plazhet më të bukura të Adriatikut. E veçantin akoma më shumë e shtojnë përforcuesit shumë special që do të jenë këtë vit.
Vitin e kaluar festivali kishte mbledhur më shumë se 50 mijë vizitorë, të cilët e shijuan dhe përjetuan momente të mira me artistë ndërkombëtarë dhe lokal.
Plazhi i mahnitshëm i Buljaricës, me një kombinim të mrekullueshëm me rërë dhe me guralecë, i rrethuar me një pyll me hije të thellë, e bënë akoma më atraktiv të gjithë festivalin.
Sea Dance Festival është në Top 10 Festivalet në Awards European Festival .
Duke shfaqur historinë, kulturën, ushqimin, muzikën dhe pamjet e llojit që nuk do të shihni askund tjetër, Sea Dance është vetëm fillimi i aventurës tuaj në Mal të Zi.