MZHE: Termocentrali i ri zëvendëson të vjetrin, sjellë shumë të mira për mjedisin

MZHE: Termocentrali i ri zëvendëson të vjetrin, sjellë shumë të mira për mjedisin

Përvec pavarësisë energjetike dhe furnizimit të rregullt me rrymë, termocentrali i ri sjellë edhe shumë të mira në mjedis, duke zëvendësuar termocentralin e vjetër Kosova A. ‘Kjo do të ndikojë në uljen e ndotjes’, thuhet në buletinin e fundit të publikuar nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik në rrjete sociale.

‘Fillimisht, termocentrali ‘Kosova A’ do të dekomisionohet ndërsa energjia e prodhuar nga ky termocentral do të zëvendësohet me termocentralin e ri ‘Kosova e Re’. Si rezultat, emetimet në atmosferë do të reduktohen ndjeshëm’, thuhet tutje në njoftim.

Krahasuar me termocentralin ‘Kosova A’, termocentrali i ri do të reduktojë emetimet e pluhurit për 93%, emetimin e oksideve të sulfurit për 85%, emetimet e azotit për 93%, si dhe do t’i ulë emetimet e dioksidit të karbonit për 38%. Këto parametra janë nën limitet e caktuara nga Bashimi Evropian përmes Direktivës për Emetimet Industriale.

Kështu, në termocentralin ‘Kosova e Re’ do të përmirësohet në masë të madhe cilësia e ajrit duke e sjellë kështu Kosovën një hap më përpara drejtë integrimit në Bashkimin Evropian.

Kosova e Re vlerësohet të jetë projekt jetik për të ardhmën energjetike të vendit. Në mungesë të tij dhe pas mbylljes së termocentralit Kosova A, Kosova rrezikon të përballet me mungesë të dukshme të energjisë elektrike.

Si pasojë e problemeve me rrymë, bizneset kanë humbur mbi 300 milion euro në baza vjetore, theksojnë raporte të USAID.

Përkundër të qenit vendi i tretë në Evropë për nga rezervat e thëngjillit, Kosova ka importuar mbi gjysmë miliardi euro rrymë vetëm në dekadën e fundit.