Gjithsesi Galaxy Fold i përmirësuar do të mbërrijë përpara Mate X në treg.
Huawei shtyu debutimin e premtuar të Mate X përtej Shtatorit. Kompania tha për TechRadar gjatë një aktiviteti në Kinë se lançimi i Mate X në Shtator ishte i pamundur.
Në Qershor kur telefoni duhej të kishte mbërritur, kompania tha se do të lançonte telefonin në Shtator pas lajmit se Galaxy Fold kishte pësuar probleme të shumta me mekanizimin e palosjes.
Mate X sipas Huawei do të lançohet me shumë gjasa në Nëntor ndërsa një datë ekzakte mungon.
TechRadar tha se Huawei nuk kishte dhënë informacion për arsyet e shtyrjes. Mbase kompania po përpiqet të shmangë një skenar të ngjashëm me atë që Samsung përjetoi me Galaxy Fold.
Ose mbase kompania nuk është e sigurt se ARM dhe Google nuk do ti bllokojnë teknologjinë për shkak të sanksioneve Amerikane. Gjithsesi Galaxy Fold i përmirësuar do të mbërrijë përpara Mate X në treg.