Rezultatet pas pjesës së parë në tri ndeshjet e Superligës

Rezultatet pas pjesës së parë në tri ndeshjet e Superligës

Ka përfunduar pjesa e parë në tri ndeshjet që po zhvillohen sot në kuadër të javës së parë të IPKO Superligës së Kosovës.

Kampioni aktual, Feronikeli është në epërsi ndaj skuadrës fqinje, Drenicës, me rezultat 1:0, me golin e shënuar nga Kastriot Rexha (41’).

Në derbin e kryeqytetit, Flamurtari e Prishtina në pushim shkuan me barazimin 1:1.  Kuqezinjtë kaluan në epërsi që në minutën e 3-të me golin e shënuar nga Agron Bruqi, ndërsa shifrat i barazoi Ahmed Januzi (14’) me një gol të bukur nga distanca.

Befasi e pjesës së parë mund të llogaritet epërsia e Vushtrrisë në ndeshjen në udhëtim te Llapi.

Mysafirët janë në epërsi që nga minuta e 20-të kur shënoi Jasmin Raboshta.