Muslija i lumtur me golin e parë në Bundesliga 2

Muslija i lumtur me golin e parë në Bundesliga 2

Futbollisti i ri i Kombëtares së Kosovës, Florent Muslija, ka shënuar gol mbrëmë në fitoren e Hannoverit në Bundesliga 2..

Hannover, që sezonin e kaluar ra nga Bundesliga, e mposhti 3-0 skuadrën e Wehen, ndeshje e vlefshme për xhiron e tretë në Bundesliga 2.

Muslija shënoi golin e dytë për ekipin pas një kundërsulmi të shpejtë të skuadrës të cilin e finalizoi për mrekulli në minutën 57’.

Ai lëshoi fushën e lojës menjëherë pas golit, në minutën e 58′, u inkuadrua Genki Haraguchi.

Futbollisti më i ri i “Dardanëve” falënderon tifozët për mbështetjen. “Po, po, po!!! mbështetje e madhe nga tifozët. I lumtur për golin e parë”, shkroi Muslija në rrjetet sociale.

Kjo ishte paraqitja e katërt këtë sezon për 21-vjeçarin që pritet të bëjë debutimin me Kombëtaren e Kosovës në ndeshjet e shtatorit.