Bild-i e zbulon kur mund të rikthehet Rashica, mund të jetë lajm i keq për Kosovën

Bild-i e zbulon kur mund të rikthehet Rashica, mund të jetë lajm i keq për Kosovën

Gazeta gjermane Bild ka treguar se kur mund të kthehet Milot Rashica, që mund të jetë një lajm i keq për Kombëtaren e Kosovës.

Ylli i Kosovës pësoi lëndim në ndeshjen me Fortuna Dusseldorfin, duke u detyruar të largohet në minutën e 65-të.

Për shkak të shqetësimeve muskulore që ka në kofshë, Rashica do t’i mungojë Werderit në ndeshjen e radhës ndaj Hoffenheim, raporton Bild, përcjell Insporti

Sipas tabloidit gjerman, futbollisti 23-vjeçar do të mungojë në ndeshjen që Werderi e zhvillon këtë të shtunë në udhëtim te Hoffenheimi.

Ndërkaq, gjithnjë sipas Bild, është e mundur që “Raketa” e Werderit të mungojë edhe për ndeshjen e radhës ndaj Augsburgut, dhe të kthehet vetëm pas kësaj ndeshjeje, transmeton Insporti shkrimin e Bild, ndryshe nga ajo që raportuan disa media kosovare se ai do të mungojë vetëm një javë.

Kjo do të thotë se futbollisti nga Vushtrria sigurt  do ta humbasë ndeshjen me Hoffenheimin ndërsa ka gjasa që mos ta luajë as takimin pasues, që zhvillohet pas 12 ditësh, më datë 1 shtator.

Drejtori sportiv Frank Baumann bëri të ditur se bëhet fjalë për një lëndim në muskul në kofshë, derisa të martën do të bëhet e ditur diagnoza e saktë.

Ndeshja e Werderit ndaj Augsburgut, ku sipas Bild Rashica mund të mungojë, luhet të dielën më 1 shtator.

Kosova e luan ndeshjen e parë eliminatore për “Euro 2020” vetëm disa ditë më pas, më 7 shtator, kundër Çekisë. /Insporti.com/