për shtyrjen e ndeshjes Prishtina – Dukagjini, nuk " />

Klubi i Dukagjinit reagon pas shtyrjes së takimit – ka këtë kërkesë për FFK-në

Klubi i Dukagjinit reagon pas shtyrjes së takimit – ka këtë kërkesë për FFK-në

Vendimi i Komisionit të Garave të FFK-së, për shtyrjen e ndeshjes Prishtina – Dukagjini, nuk u ka pëlqyer këtyre të fundit.

Madje Dukagjini ka kërkuar nga FFK që ndeshja të zhvillohet në këtë fundjavë në ndonjë stadium alternativ.

Kujtojmë se deri të shtyrja e kësaj ndeshje ka ardhur për arsye të ruajtjes së stadiumit “Fadil Vokrri” për ndeshje të shtatorit që Kosova e luan ndaj Çekisë.

Njoftimi nga KF Dukagjini:

Kerkesë zyrtare nga klubi Dukagjinit drejtuar Federatës dhe Komisionit të garave, ne lidhjë me ndeshjën ndaj Prishtinës.

Klubi i futbollit Dukagjni nga Klina kërkon nga Federata e Futbollit e Kosovës që ndeshja e
xhiros së dytë në IPKO Supërligën e Kosovës në futboll në mes klubit të futbollit FC
Prishtina nga Prishtina dhe klubit të futbollit Dukagjini nga Klina e paraparë të zhvillohet
këtë vikend, mundësisht të zhvillohet në ndonjë stadium alternativ pasi që rregullorja e
Federatës dhe Komisionit të Garave e parasheh që ekipet e supërligës të kenë edhe nga një stadium alternativ ku mund ti zhvillojnë ndeshjet në raste të tilla si ky i FC Prishtinës, dhe në këtë kontekst kërkojmë që ndeshja mos të shtyhet por të zhvillohet në tërminin e
paraparë.

Me respekt: Kryesia i klubit.