Java e dytë e Superligës në futboll nis sot me një super ndeshje që zhvillohet në Skenderaj, ku takohen Drenica – Llapi.
Java e parë dhuroi ndeshje shumë joshëse dhe me plot befasi, kështu që me të drejtë po pritet që edhe java e dytë të vazhdojë me ritëm të njëjtë.
Drenica kampionatin e nisi në mënyrë të dëshpëruar pasi u mposht keq nga Feronikeli me rezultat 4:1.
Me të njëjtin rezultat, fitore realizoi Llapi ndaj Vushtrrisë si vendas.
Ky ballafaqim luhet nga ora 17;00 në stadiumin “Bajram Aliu”.
Të shtunën në program janë dy ndeshje Ferizaj – Gjilani dhe Ballkani – Feronikeli.
Derisa të dielën luhen, Drita – Flamurtari dhe Vushtrria – Trepça’89.
Takimi, Prishtina – Dukagjini është shtyrë./Insporti.com