Ismet Munishi “kërcënon” Feronikelin: I kam lojtarët më të mirë në ligë

Ismet Munishi “kërcënon” Feronikelin: I kam lojtarët më të mirë në ligë

Në fundjavë Ballkani e pret Feronikelin në ndeshjen e xhiros së dytë të Superligës së Kosovës.

Pas barazimit kundër Dukagjinit, Ismet Munishi do të ketë punë me kampionët në fuqi të Kosovës.

Megjithatë trajneri i njohur në një prononcim për Indeksonline mendon se ka përparësi në këtë ndeshje.

“Kampioni ne fuqi ka super skuadër , por ne i kemi përparësitë tona qe nuk dua ti përmendi“, ka thënë Munishi.

Ai ka folur edhe për trajnerin e ri të Niklit që do të ketë vetëm paraqitjen e dytë me Feronikelin.

“Është e vështirë për trajnerin e Niklit pasi që ai nuk e njeh mirë ligën dhe skuadrën tonë, i dëshirojmë suksese por pas ndeshjes me Ballkanin”.

Munishi gjithashtu ka lavdëruar lojtarët e tij duke i cilësuar si më të mirët e Superligës këtë sezon.

“Lojtarët e Ballkanit, klubi i Ballkanit sivjet është në nivel tjetër. I kam lojtarët më të mirë në ligë. Kanë punuar fortë. Presim luftë të madhe sepse do të jetë kampionat i vështirë“, ka thënë në fund Munishi.