Maurizio Sarri nuk do të jetë në gjendje ta udhëheqë ekipin në dy ndeshjet e para të sezonit të ri në Serie A.
Sarri po vuan nga pneumonia dhe po trajtohet me kujdes.
Para ndeshjes ndaj Parmas, Nedvedi ka folur për gjendjen e italianit.
“Unë ju sjell përshëndetjet nga Maurizio Sarri, i cili do të kthehet pas pushimit ndërkombëtar. Janë bërë ndryshime të rëndësishme por nuk është një moment tranzicioni. Juve është i përbërë nga profesionalizëm, punë dhe sakrifica dhe ne duam të fitojmë përsëri këtë vit” – tha Nedved.