Partia e Angela Merkelit nuk do me të djathtën ekstreme

Partia e qendrës së djathtë të kancelares Angela Merkel e përjashton mundësinë e bashkëpunimit me rivalin nga e djathta ekstreme e cila të dielën ka fituar në dy rajone nga një të katërtën e votave.

Partia e Angela Merkelit nuk do me të djathtën ekstreme

Annegret Kramp-Karrenbauer, liderja e Unionit Kristiano-Demokrat të Angela Merkelit, ka deklaruar të hënën se rezultati në shtetin lindor Saksoni është një “rezultat i vështirë”. CDU atje ka fituar 32,1 për qind të votave ndërsa 27,5 për qind e djathta ekstreme “Alternativa për Gjermaninë”.

“Partia e Gjelbërve” ekologjike ka shanse më të mëdha për partneritet me CDU-në, a edhe rezultati i zgjedhjeve paralajmëron këtë, si dhe që këto dy parti me siguri do të jenë partnerë edhe në nivelin federal.

“Alternative për Gjermaninë” në Saksoni më së shumti vota ka marrë prej burrave nëpër fshatra. Ky trend është edhe në shtetin fqinjë Brandenburg, ku ka fituar 23,5 për qind, duke mbetur pas Socialdemokratëve, nga qendra e majtë, të cilët kanë fituar 26,2 për qind./Insajderi.com.