Momenti kur prezantuesit e lajmeve detyrohen ta ndërpresin transmetimin live pas të shtënave në Teksas

Momenti kur prezantuesit e lajmeve detyrohen ta ndërpresin transmetimin live pas të shtënave në Teksas

Prezantuesit e lajmeve në Teksas të SHBA-ve janë detyruar ta ndërpresin transmetimin live nga televizioni i tyre dhe të evakuohen, pas të shtënave me armë që lanë të vdekur 7 persona dhe 21 tjerë të plagosur.

Prezantuesit po raportonin live nga televizioni KOSA-TV, i vendosur në qendrën tregtare Music City në Odessa, kur filluan të shtënat duke i detyruar ata të ndërpresin transmetimin dhe të largohen nga studiot për shkaqe sigurie.

Sipas policisë së Teksasit një mashkull rreth të 30-ve kishte filluar të shtie në parking mbi civilët, duke i detyruar kështu t’i kundërpërgjigjen. E nga pamjet e publikuara më poshtë mund të shihet se si prezantuesi që ishte në transmetim live largohet nga studio televizive, transmeton telegrafi.

“Po ndodhë diçka jashtë. Nuk e dimë saktësisht çfarë po ndodh, njerëzit po vrapojnë në të gjithë anët e qendrës tregtare”, dëgjohet duke thënë gjatë transmetimin live producenti dhe njëherit prezantuesi Matthew Alvarez.