Në Atlantik konfiskohen 800 kilogramë kokainë, kontrabandistët shtetas serbë

Në afërsi të Ishujve Azore në Oqeanin Atlantik janë konfiskuar rreth 800 kilogramë kokainë dhe është shpartalluar grupi kriminel i serbëve, i cili merrej me kontrabandë të kokainës nga Amerika Jugore në Evropë, lajmërojnë mediet serbe.

Në Atlantik konfiskohen 800 kilogramë kokainë, kontrabandistët shtetas serbë

Sipas medieve, policia serbe i ka dhënë informata policisë spanjolle mbi grupin i cili ka kontrabanduar kokainë, si dhe për mënyrën dhe kohën e transportit nga Amerika Jugore. Policia spanjolle e ka ndaluar një anije me vela në Oqeanin Atlantik në të cilën gjendej kokaina.

Janë arrestuar tre anëtarë të ekuipazhit, të cilët janë shtetas të Serbisë, Meksikës dhe Rusisë.

Njëkohësisht në Serbi janë kryer bastisje në katër lokacioneve dhe janë arrestuar edhe dy persona të nacionalitetit serb, të dyshuar se si anëtarë të grupit kirminal të organizuar mirë, i kanë dhënë përkrahje logjistike për tre të arrestuar në Oqeanin Atlantik, derisa një person tjetër, gjithashtu shtetas serb, është në arrati./Insajderi.com.