Hoxha: Kosova ndër faktorët për “shkatërrimin” e kombëtares së Malit të Zi

Hoxha: Kosova ndër faktorët për “shkatërrimin” e kombëtares së Malit të Zi

Kombëtarja e Kosovës pësoi humbjen e parë nën drejtimin e përzgjedhësit zviceran, Bernard Challandes, shkruan Insporti.com

Kosova u mposht nga Kombëtarja angleze me rezultat 5:3 në “St.Mary’s” në Southampton.

Redaktori i Insportit, Leart Hoxha ka folur për rritjen e futbollistëve të Kosovës në mënyrën individuale, ashtu edhe si ekip.

Hoxha po ashtu ka analizuar edhe kundërshtarët e “Dardanëve” në grup. Ai është ndalur në problemet e kombëtares malazeze dhe humbjes së sotme nga Çekia në Podgoricë me rezultat 0:3.

“Mediet malazeze e kanë kryqëzuar selektorin. Të merremi vesh, Mali i Zi sot e ka zhvilluar ndeshjen e 100-të jubilare prej që është shpallur shtet i pavarur, ka debutuar selektori, kanë humbur prej Çekisë brenda 0:3, mediet po raportojnë se rezultati ka mundur të jetë edhe më i thellë”, ka thënë Hoxha.

Hoxha tutje ka shpjeguar rënien e kombëtares së Malit të Zi  duke përmendur dy fakte të rëndësishme.

“Prishjen strukturale të asaj kombëtare të Malit të Zi dhe të një gjenerate që rrezikon me shku huq, rrezikon për shkak të dy gjërave. Lëndimi i Stefan Joveticit që është kapiteni dhe lideri i gjeneratës prej pavarësisë e tutje edhe asaj që na ja shkaktuam në Podgoricë. Një ndërhyrje politike që e prish atmosferën në zhveshtore, e shkarkoi selektorin edhe u prishën gjërat dhe filloi të kalbët si strukturë. Çka mundet me ndodhë në Prishtinë, është se Mali i Zi vjen të luajë për t’iu shmangur pozitës së fundit e na luajmë për të ndjekur Euron”,  ka përfunduar ai.

Mali i Zi pas kësaj humbje renditet në pozitën e katërt me vetëm dy pikë, ndërsa Kosova në të tretën me tetë pikë pas pesë ndeshjeve të zhvilluara në grupin A. /Insporti.com/

Speciale : Angli – Kosovë – 10.09.2019

Speciale : Angli – KosovëLeart Hoxha – InsportiEmanuell Syla – Klan Kosova Arbnora Ademaj – PrezantueseDrilon Sylejmani – Gazeta SheshiKushtrim Mushica – Ish-portier i Kosovës

Gepostet von Insajderi am Dienstag, 10. September 2019