
Por autoritetet e vendeve të ndryshme janë shprehur skeptike në lidhje me Libra duke cituar shqetësime si pastrimi i parave, stabiliteti financiar dhe financimi i terrorizmit.
Organizata Libra e cila mbikëqyr kriptomonedhën e propozuar nga Facebook tha ditën e Mërkure se do të aplikojë për një licencë pagesash në Zvicër.
Kjo organizatë jofitimprurëse me seli në Gjenevë tha përmes një njoftimi për shtyp se kishte dërguar një kërkesë në Autoriteti i Mbikëqyrjes së Tregut Financiar (FINMA) për të shpjeguar sesi kriptomonedha libra do të rregullohet nën ligjet vendase.
Ky autoritet konfirmoi se kishte marrë kërkesën e Libra. Lajmi lë të kuptohet se Organizata Libra do ta bëjë Zvicrën autoritetin kryesor të mbikëqyrjes së aktivitetit pavarësisht shqetësimeve të disa ligjvënësve Amerikane dhe autoriteteve rregullatorë.
Organizata Libra është një organizatë jofitimprurëse e ngarkuar me detyrën për të mbikëqyrur kriptomonedhën Libra. Facebook së bashku me 27 kompani të tjera ku përfshihen Visa, Mastercard dhe PayPal janë themeluesit e saj.
Qëllimi i kriptomonedhës sipas Facebook është që tu ofrojë njerëzve një mënyrë të thjeshtë dhe low-cost të transferimit të parave.
Por autoritetet e vendeve të ndryshme janë shprehur skeptike në lidhje me Libra duke cituar shqetësime si pastrimi i parave, stabiliteti financiar dhe financimi i terrorizmit.
FINMA tha se sistemet e pagesave në Zvicër janë subjekt i standardeve më të larta ndërkombëtare kundër pastrimit të parave.