
Edhe pse gjatë 2019 të ardhurat nga emigrantët kanë pësuar rritje duke arritur në 186 mln euro në tremujorin e dytë kjo tendencë pritet të ndryshoj në të ardhmen. Sociologët argumentojnë se familja shqiptare po shkon drejt individualizimit dhe kjo do të ndikoj në nivelin e remitancave. Ky fenomen shihet me shqetësime dhe për shkak të efekteve ekonomike dhe sociale që do të sjellë tek familjet.
Të ardhurat nga emigrantët gjatë 2018 dhe në muajt e parë të këtij viti kanë pasur një rritje krahasuar me dis avite më parë.
Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë gjatë tremujorit të dytë të këtij viti emigrantët kanë sjellë 186 mln euro ose 2% nëse e krahasojmë me një vit më parë. Por pavarësisht këtyre treguesve sociologët argumentojnë se kjo është momentale dhe shumë shpejt të ardhurat nga emigrantët do shkojnë drejt zbehjes. Ata e lidhin këtë me individualizimin e familjeve.
Zyhdi Dervishi shprehet se emigrantët aktualisht sjellin të ardhura për prindërit apo motrat e vëllezërit por thekson se gjithçka është drejt fundit.
Zyhdi Dervishi: Remitancat do të jenë shumë të pakta në ekonominë shqiptare, sepse mënyra e jetesës e shqiptarëve brenda dhe sidomos jashtë Shqipërisë është individualizuar shumë. Lidhjet fisnore të të afërme janë zbehur. Këto zbehje bëjnë që të qarkullojnë më pak remitanca. Secili emigrant po shikon më tepër interesat e familjes së vet.
Psikologia Enaida Frashëri thekson se zbehja e lidhjeve familjare do të ketë shumë impakt negative sin ë aspektin ekonomik ashtu edhe në atë social
Enaida Frashëri: Nuk janë vetëm pasoja ekonomike, por pasoja emocionale, pasoja në marrëdhëniet që ndërtohen mes personave që migrojnë dhe ata që jetojnë këtu.
Duke ju referuar të dhënave nga Banka e Shqipërisë rezulton se remitancat, prurjet e emigrantëve arritën në 670 milion euro në 2018 ose 5.3% më shumë se në vitin 2017. Nëse i referohemi ecurisë së remitancave tashmë ka një rritje të lehtë të parave që emigrantët sjellin në Shqipëri nëse e krahasojmë me vitin 2012./ON/