Një nga teknologjitë e mrekullueshme që solli internet është mundësia për të parë çdo pjesë të globit nga sateliti.
Kohët e fundit u përhap lajmi se një banor kishte parë me Google Earth pranë shtëpisë së tij, dhe kishte shquar një makinë që dukej brenda në ujë. Policia zbuloi se makina i përkiste një personi që ishte zhdukur që në vitin 1997, dhe mbetjet e trupit ishin ende brenda, shkruan Top Channe.
Por Google Earth ka zbuluar edhe më shumë se aq. Pamjet nga sateliti kanë fotografuar skena vrasjeje, vrasës, e kanë shërbyer që hetuesit të zbulojnë fajtorë.
Në vitin 2018, një video e tmerrshme shfaqi dy gra dhe dy fëmijë që u morën nga ushtarë të armatosur nga ushtria e Kamerunit, dhe u ekzekutuan. Në foto duket ushtari duke i mbuluar kokën fëmijës para se ta ekzekutonte. Shteti i Kamerunit mohoi të ishte kryer nga ushtarët e tyre, por hetuesit përdorën Google Maps, krahasuan vendndodhjen e pemëve dhe rrethinave të tjera, dhe zbuluan se ku ishte kryer vrasja. Kjo bëri që të kuptohej qarët që ushtria kamerunase kishte dorë, ndaj qeveria e vendit nisi hetimin dhe ka dërguar shtatë persona për gjykim.
Në Zyrih të Zvicrës u zbulua një fermë hashashi, vetëm nëpërmjet Google Maps.
Dy persona u fotografuan nga Google Maps pranë shtëpisë që sapo kishin grabitur. Një dëshmitar i njohur dhe policia nxori njoftimin për t’i gjetur.
Një tjetër person që u zhduk për nëntë vite ishte David Lee Niles, nga Miçigani.