Google prezanton telefonët e rinj më 15 Tetor

Google prezanton telefonët e rinj më 15 Tetor

Kompania tha se Pixel 4 do të ketë teknologjinë e saj Face ID së bashku me disa sensorë të cilët skanojnë fytyrën e një personi.

Google ka ftuar median në një aktivitet që do të mbajë më 15 Tetor në Nju Jork. Kompania pritet të prezantojë Pixel 4 dhe Pixel 4 XL si dhe disa pajisje të tjera siç mund të jetë një Pixelbook 2 dhe altoparlantët Google Home.

Në ftesë shkruhet “Eja dhe shiko ca pak gjëra të krijuara nga Google.”

Google bëri një lëvizje të pazakontë në Qershor kur konfirmoi ekzistencën e Pixel 4 muaj përpara debutimit. Madje kompania na dha një pamje të dizajnit të pajisjes.

Konkretisht kompania tha se Pixel 4 do të ketë teknologjinë e saj Face ID së bashku me disa sensorë të cilët skanojnë fytyrën e një personi.

Përveç telefonëve Google ka konfirmuar punën në një laptop Pixelbook që do të pasojë variantin e 2017. Por nga ana tjetër anuloi prodhimin e tabletëve të cilët i konsideroi një dështim.

Në aktivitetin e 2018-ës Google prezantoi Pixel 3, 3 XL, Pixel Slate, Google Nest Hub dhe rifreskoi Chromecast. /PCWorld Albanian