Tentim atentati ndaj presidentit? Shpërthim afër mitingut, dhjetëra të vrarë

Në një shpërthim në afërsi të mitingut parazgjedhor në veri të Kabulit, në të cilin ishte i pranishëm edhe presidenti i Afganistanit Ashraf Gani, janë vrarë 24 njerëz, ndërsa 31 të tjerë janë lënduar, në mes të cilëve një numër i madh i grave dhe fëmijëve.

Tentim atentati ndaj presidentit? Shpërthim afër mitingut, dhjetëra të vrarë

Ashraf Gani, i cili ishte dashur të flasë në takim në provincën Parvan, nuk u lëndua në sulmin e militantëve, transmeton Reuters.

“Gratë dhe fëmijët janë në mes të vrarëve, dhe numri më i madh me siguri do të jetë i civilëve. Ndihma e shpejtë është në terren dhe është e mundur se numri i të vrarëve të rritet”, ka deklaruar Abdul Kasim Sangin, shefi i spitalit.

Siç kanë kumtuar zyrtarët lokal, sulmin e ka kryer një sulmues vetëvrasës, mirëpo deri tani askush nuk e ka marrë përgjegjësinë.

Në një sulm tjetër, në qendër të Kabulit janë vrarë së paku tre persona, ka kumtuar policia.

As për këtë sulm ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë.

Liderët talibanë kanë paralajmëruar sulme intensive kundër forcave afgane dhe të huaja në mënyrë që t’i dekurajojnë njerëzit të votojnë në zgjedhjet presidenciale më 28 shtator, në të cilat Gani po e kërkon mandatin e dytë pesëvjeçar.

Bisedimet paqësore në mes të SHBA dhe talibanëve kanë përjetuar disfatë javën e kaluar, kur dyja palët u përpjekën të arrijnë marrëveshje për tërheqjen e trupave amerikane nga Afganistani./Insajderi.com.