Rojet kufitare ruse kanë kapur dy anije nga Koreja e Veriut pasi njëra prej tyre sulmoi një anije patrullimi ruse.
Shërbimi i Sigurisë së Rusisë (FSB) ka njoftuar më parë se tre roje kufitare të tyre janë lënduar, shkruan Insajderi.
“Një ekuipazh i një anijeje të Koresë së Veriut që transportonte më shumë se 45 vetë kryen një sulm të armatosur mbi anëtarët e një grupi vëzhgimi në bordin e një shërbimi kufitar rus në ujërat territoriale ruse në Detin e Japonisë”.
FSB shtoi se rojet kufitare, të cilët janë anëtarë të këtij shërbimi, po marrin masa vendimtare për të parandaluar aktivitetet e paligjshme.
insajderi.com