Historike: Kosova me ngritjen më të madhe në ranglistën botërore të FIFA-s

Historike: Kosova me ngritjen më të madhe në ranglistën botërore të FIFA-s

Kosova e ka shënuar ngritjen më të madhe në historinë e saj, në ranglistën botërore të FIFA-s.

Faqja zyrtare e FIFA-s ka publikuar renditjen më të fundit, ku Kosova ka pasur ngritje historike, transmeton Insporti

Pas dy ndeshjeve kualifikuese të shtatorit për kampionatin evropian, Kombëtarja e Kosovës tani është ngritur për një pozitë, në të 119-tën, nga pozita 120 kur ishte në klasifikimin e kaluar.

Faqja zyrtare e FIFA-s me foto të Kosovës ka bërë të ditur ranglistën e re, ku shkruan se Kosova tani është ngritur në pozitë rekord, transmeton Insporti

“Dardanët” nga 1149 pikë sa kishin gjithsej, tani kanë 1164 pikë në renditjen botërore.

Kjo do të thotë se kombëtarja e udhëhequr nga Challandes, ka fituar 15 pikë gjithsej pas ndeshjeve të shtatorit.

Në muajin shtator, Kosova e mundi 2:1 Çekinë në ‘Fadil Vokrri’, derisa u mund 5:3 në udhëtim nga Anglia, ku tregoi paraqitje dinjitoze. /Insporti.com/