Një 72-vjeçare vdiq gjatë pushimeve në Qipro. Gruaja me origjinë zvicerane është gjetur pa shenja jetë nga rojet e detit.
Ajo vdiq të premten në vendpushimin bregdetar të Protaras.
Rojet e deti e kishin gjetur trupin e pajetë të gruas në det. Megjithatë, ajo nuk iu përgjigj masave të ndihmës së parë, por akoma kishte puls.
Gjatë rrugës për në Spitalin e Përgjithshëm Famagusta në Paralimni, gruaja 72 vjeçare vdiq.
Se si saktësisht vdiq ajo, është ende e paqartë për autoritete. Një autopsi do ta sqarojë këtë, raportohet nga “Qipro Mail”.
Departamenti i Punëve të Jashtme Federale Zvicerane (EDA) nuk ka komentuar ende mbi incidentin.