Icardi flet për sezonin te PSG-ja, “thumbon” Interin

Icardi flet për sezonin te PSG-ja, “thumbon” Interin

Sulmuesi i Interit, Mauro Icardi insiston që është i fokusuar te PSG.

Agjenti i Icardit, njëkohësisht gruaja e tij ka thënë që lojtari mund të transferohet te Napoli në afatin e janarit.

Argjentinasi tha se është transferuar në “Parkun e Princave”, për të luajtur dhe do të bëj më të mirën.

“Nëse transferohesh si huazim në formë blerje, duhet të bësh më të mirën që klubi të të mbajë në ekip. Do të shohim çfarë ndodh verën e ardhshme. Kalova shtatë vite te Interi dhe ëndrra ime ishte të luaj në Ligën e Kampionëve, gjë që e bëra por nuk fitova asgjë. E vërteta është se PSG është skuadër e kompletuar me kampionë dhe kjo është çfarë dëshiroj unë”, deklaroi ai.

PSG këtë sezon është në vendin e parë me 15 pikë të grumbulluara, tri pikë me shumë se Angers në vendin e dytë.