12-vjeçari goditet nga mbajtësja e trampolinës derisa kërceu mbi të

12-vjeçari goditet nga mbajtësja e trampolinës derisa kërceu mbi të

Në Lincolnshire të Britanisë së Madhe ndodhi një aksident i tmerrshëm, i cili fatmirësisht përfundoi pa pasoja në jetë, ku një 12-vjeçar u plagos nga susta mbajtëse e trampolinës.

E gjithë kjo ndodhi kur djaloshi në fjalë me emrin Jamie Quinlan po luante së bashku më fëmijët e tjerë në oborrin e fqinjëve të tij dhe në një moment i erdhi ideja që të gjithë së bashku të futen në trampolinë për të kërcyer.

Nga pesha e rëndë, susta mbajtëse doli nga vendi dhe e goditi Jamien në shpinë, duke u futur pesë centimetra brenda tij. Sky.com shkruan se ai ra në tokë nga dhimbja e padurueshme, para se të dërgohej në spital, ku mjekët e operuan nën anestezion lokal.

“Teksa po qëndroja në spital isha tejet nervoz. Mjekëve iu deshëm rreth 10 minuta për ta larguar sustën nga shpina ime. Ata thanë se asnjëherë nuk kishin dëgjuar t’i këtë ndodhur ndokujt e njëjta gjë me trampolinën”, tha Jamie.

Ndërkaq babai i tij, Ian tha se “zemra i ra tek gjunjët’ kur e ka parë aksidentin, duke e cilësuar si shumë-shume të frikshëm.

“Mund të kishte ndodhur në qafë ose kokën e tij, dhe për këtë shkak mendoj se ishim shumë fatlumë, sepse mund të kishe përfunduar në diçka shumë më serioze”, shtoi ai, duke bërë thirrj