Hetuesit indonezianë kanë zbuluar se sistemi i montuar rishtazi për përmirësimin e karakteristikave të manovrimit dhe gabimi i pilotit kanë luajtur rol vendimtar për rrëzimin e Boeing 737 MAX të kompanisë “Lion Air” vitin e kaluar, ka publikuar gazeta “The Wall Street Journal”.
Aeroplani ka rënë në det 11 minuta pasi kishte fluturuar nga aeroporti ndërkombëtar Sekarno-Hata në Xhakartë më 29 tetor 2018.
Supozohej se të gjithë udhëtarët dhe ekuipazhi kanë vdekur në fluturim.
Draft raporti mbi fatkeqësinë ajrore i cili duhet të publikohet kah mesi i nëntorit, pretendon një sërë gabimesh të pilotit dhe lëshime në mirëmbajtjen e aeroplanit si faktorë shkaktarë të fatkeqësisë.
Hetuesit kanë kontrolluar shtojcën e re në Boeing-ut, sistemin MCAS, për përmirësimin e karakteristikave të manovrimit.
Sistemi është futur në gjeneratën e re të Boeing 737 me qëllim të pengimit të ngritjes së tepruar të hundës së aeroplanit.
Mirëpo, si duket në rrëzimin e “Liona Air-it” ky sistem ka shkaktuar rënien e aeroplanit për shkak të leximit të gabuar të sensorëve./Insajderi.com.