Franca investon 86 milionë euro në Kosovë

Franca investon 86 milionë euro në Kosovë

86 milionë euro ka ofruar Franca për projektin e trajtimit të ujërave të zeza në Kosovë.

Ministri në detyrë i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, sot është takuar me Ambasadoren e re të Francës në Kosovës, Marie Christine Butel, dhe me Shefen e re të Zyrës Rajonale të Thesarit Francez, Florence Dobelle.

Këtë e ka bërë të ditur vetë ministri Lluka, i cili ka treguar se gjatë takimit kanë biseduar rreth realizimit të projektit të ujërave të zeza që Franca do të investojë rreth 86 milionë euro.

‘Sot prita në takim pune Ambasadoren e re të Francës në Kosovë, Marie Christine Butel dhe Shefen e re të Zyrës Rajonale të Thesarit Francez, Florence Dobelle, për të biseduar rreth zhvillimit të projekteve franceze në Kosovë, me theks të veçantë projektin për trajtimin e ujërave të zeza në Prishtinë, një investim prej 86 milionë euro’, ka shkruar Lluka në facebook.