Dhjetë kompanitë botërore me pagat më të larta për vitin 2019

Dhjetë kompanitë botërore me pagat më të larta për vitin 2019

Përveç mundësive për karrierë dhe rritjes profesionale që është padyshim shumë e rëndësishme për punëtorët që punëdhënësit të ofrojnë paga të larta, në mënyrë që të tërheqin profesionistët.

Duke përdorur të dhënat nga platforma e saj, Glassdoor ka përpiluar një listë me 25 kompanitë që ofrojnë pagën më të lartë në vitin 2019. Duke parë vlerësimet e pagave të raportuara nga punonjësit në periudhën mes 1 korrikut 2018 deri në 30 qershor 2019, Glassdoor zbuloi se kompanitë e teknologjisë, konsulencës dhe financave ofrojnë pagat më të mira për personelin e tyre.

Secila prej firmave në renditjen e dhjetë kompanive me pagën më të lartë ka një rrogë mesatare që fillon prej 148 mijë dollarëve ose më lart.

Kompania e shërbimeve për siguri kibernetike Palo Alto Networks, e cila renditet në vendin e parë, ka një pagë mesatare prej 170,929 dollarë, e para në botë me këtë nivel. Këto shifra, sipas Glassdoor, janë edhe më të larta se pagesa mesatare prej 73,128 dollarë që marrin shumica e punëtorëve në zonën e Gjirit të San Franciskos, vendi ku shumica e kompanive të njohura botërisht kanë selitë e tyre.

Telegrafi iu sjell listën e dhjetë kompanive me pagat më të larta dhe vlerat përkatëse të tyre.

10. Mircosoft
Paga mesatare vjetore: 148,068 dollarë
Vende të lira pune: 9,700

9. Salesforce
Paga mesatare vjetore: 150,379 dollarë
Vende të lira pune: 1,900

8. Facebook
Paga mesatare vjetore: 152,962 dollarë
Vende të lira pune: 2,600

7. LinkedIn
Paga mesatare vjetore: 157,402 dollarë
Vende të lira pune: 283

6. VMware
Paga mesatare vjetore: 158,063 dollarë
Vende të lira pune: 1,400

5. Google
Paga mesatare vjetore: 161,254 dollarë
Vende të lira pune: 4,400

 

4. Gilead Sciences
Paga mesatare vjetore: 162,210 dollarë
Vende të lira pune: 438

3. Twitter
Paga mesatare vjetore: 162,852 dollarë
Vende të lira pune: 753

2. Nvidia
Paga mesatare vjetore: 170,068 dollarë
Vende të lira pune: 581

1. Palo Alto Networks
Paga mesatare vjetore: 170,929 dollarë
Vende të lira pune: 835